Detaje të reja mbi sherrin e ndodhur në Laç

459
Mësohet se deputeti socialist, Armando Prenga është ndaluar nga policia në kushtet e flagrancës edhe për shkak të kundërshtimit të forcave të rendit, por gjithë procedura do të varet nëse Kuvendi do të miratojë ose jo lejen për arrestimin e tij.
Kuvendi nis zyrtarisht punimet në seancën e së hënës, në orën 17.00, ndërsa do t’I duhet të shprehet mbi kërkesën e organit të akuzës mbi heqjen e imunitetit dhe lejen për arrestimin e tij. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Lac janë zbuluar të tjera detaje. Policia ka shoqëruar 34 persona, të cilët pritet të merren në pyetje për të përcaktuar më pas arrestimin ose jo të tyre. Ndërkohë të plagosur si pasojë e sherrit masiv ku janë përdorur mjete të forta dhe prerëse kanë mbetur: Valentin Prenga, Gazmir Jushi, Eduart Prenga, Gjok Cali, Franceskt Cali, Gjergj Cali, Ton Cali dhe Nikoll Cali.
Sigal