DETAJE/ I përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, arrestohet greku në kufirin shqiptar me 100 kg kanabis

Një shtetas grek ka rënë në prangat e policisë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Siç raporton policia, 71-vjeçari i identifikuar si Panajotis Petropullos, po transportonte 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa. Mësohet se shtetasin në fjalë është arrestuar në vendin e quajtur Sajadhe në Igumenicë, teksa policia  ka ndaluar për kontroll mjetin e tij.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 9.9 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

NOA

Njoftimi i policisë

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës. Arrestohet transportuesi i lëndës narkotike 71-vjeçari nga Athina. Sekuestrohen 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet. Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin  me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.  Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.