Dalin detaje të reja/ Si u ekzekutua Jurgen Kurti, në derë të shtëpisë

655
Sigal

I riu Jurgen Kurti, një emër i njohur për drejtësinë u ekzekutua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së tij në zonën e Tiranës së re. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20.

Ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Burime të lapsi.al thanë se ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

26-vjeçari është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye. Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.