Burrel/ Vajza vret babain me sende të forta, pasi i dhunonte nënën

281
Sigal

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Burrel, ku është gjetur i vrarë në banesën e tij shtetasi Ylber Lezi.

Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat vajzën e bashkëshorten, pasi dyshohet se ato janë autorët të kësaj ngjarje.

Raportimet e para thonë se  Lezi dyshohet se nën efektin e alkoolit ishte duke dhunuar bashkëshorten e tij, e cila kishte telefonuar policinë për ndihmë.

Dyshohet se ka qenë vajza e tij, e cila duke parë që ai po dhunonte të ëmën, e ka goditur atë me sende të forta duke e lënë të vdekur.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.