Zjarr masiv në Lushnjë, flakët “përpijnë” hektarë me ullinj, rrezikohen disa banesa

185
Sigal

Për më shumë se një orë, një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Karbunarës në qytetin e Lushnjes.

Deri tani bëhet me dije se flakët janë përqendruar në pjesën verilindore të kodrave dhe po përhapen me shpejtësi duke djegur mijëra rrënjë ullinj dhe bimësi e thatë, në një sipërfaqe rreth 50 hektarë. Tymi është përhapur në të gjithë qytetin e Lushnjes. Po ashtu flakët po ndihmohen dhe nga era.

Në kodrat ku ka rënë zjarr, kanë shkuar banorët e zonës ndërsa zjarrfikësit nuk kanë mbërritur akoma.

Flakët kanë dëmtuar një pjesë të varrezave dhe rrezikojnë disa banesa që janë aty pranë