Bombë molotov në shtëpi agjentit të krimeve në Tiranë

506
TIRANË – Në orët e para të ditës së sotme, në banesën e një agjenti krimesh të Policisë së Shtetit ka ndodhur një shpërthim me bombmë molotov.
Shpërthimi, që ka sjellë vetëm dëme materiale, ka ndodhur në banesën e punonjësit të policisë A.S., 30 vjeç rreth orës 04:00 në Babrru në rrugën “Zija Kambo”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës së agjentit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe personat e lidhur me këtë ngjarje. 
Sigal