‘Kishte sinjalizime’/ Gazetarja tregon se si u kapën 7.5 kg kokainë sot në Portin e Durrësit

179
Sigal

7.25 kg kokainë u kapën gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit në kontenierët me banane të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’.

Sipas gazetares Klodiana Lala fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e kompanisë.

Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

Kjo është hera e katërt që kjo kompani vihet në shënjestër të operacioneve policore, teksa kjo është hera e tretë që i kapet kokainë në konteiner.