Avokatja e shqiptares mohon akuzën e vra’sjes me dashje të biznesmenit: E konfirmojnë videot në celular

81
Sigal

Dalin detaje të reja lidhur me gruan shqiptare, nënë e tre fëmijeve e cila akuzohet për vrasjen e 50-vjeçarit grek, i cili kishte nje biznes ne dhenien me qira te automjeteve ne Kalithea të Athinës.

Katerina Tsiona, avokatja që ka marrë përsipër mbrojtjen e të akuzuarës, ka folur për qëndrimin e 47-vjeçares E.S, e cila akuzohet për vdekjen e 50-vjeçarit N.K të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij në Moschato.

Duke folur për mediat vendase ajo tha se: “E pandehura mohon akuzën e vrasjes me dashje dhe pranojnë vetëm pjesëmarrjen e saj në vetëvrasjen e 50-vjeçarit. Ajo shkoi për të kërkuar paratë e saj dhe e gjeti veten përballë një skene vdekjeje. Viktima kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Videot në celularin e të pandehurës konfirmojnë këtë skenar. Ky është qëndrimi ynë bazë”, theksoi zonja Tsiona, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me këtë.

Në të njëjtën kohë, siç argumenton avokatja i 47-vjeçares, janë disa persona që janë mashtruar nga 50-vjeçari. Kujtohet se të shtunën e kaluar persona që kishin investuar euro në kompaninë e tij e rrahën në Kallithea, ku ndërhyri policia dhe incidenti përfundoi pak më vonë.

Ngjarja tronditëse ndodhi në Pirea, ku 50-vjeçari u gjet i vdekur në banesën e tij. Ngjarja fillimisht u raportuar si vetëvrasje nga policia vendase, pasi burri u gjet i lidhur me një litar në fyt dhe i varur në një tra, ndërsa në banesë ka qenë edhe një grua. Kur zbuluan këtë fakt, policia ngriti dyshime që gruaja që ishte e pranishme mund të kishte lidhje me vrasjen e tij.

Policia u lajmërua nga fqinjët, jo nga gruaja që gjendej në banesë, pasi ata kanë dëgjuar zhurma në banesën e tij, ku ai jetonte vetëm. Menjëherë sapo policia ka mbërritur në banesë ka gjetur të varur burrin, ndërsa 47-vjeçarja ndodhej pranë tij. Pasi është marrë në pyetje, gruaja ka thënë se mes tyre ka pasur një sherr, pasi, sipas saj, viktima i kishte para borxh dhe ajo kishte shkuar për t’ia kërkuar.

Gruaja ka deklaruar fillimisht se pas sherrit, 50-vjeçari është vetëvrarë duke u mbytur me litar. Më pas ajo ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fyt dhe është varur në tra, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse, sipas saj, e ka ndihmuar duke i hequr karrigen dhe më pas ai është varur duke humbur jetën.