Shtyhet seanca për Morinën, Prokuroria: Armët ishin teknikisht të rregullta për qitje

479
Seanca për Ismail Morinën e cila zgjati vetëm pak minuta në Gjykatën e Apelit, u shty për në orën 13:30. Shkak për këtë u bë debati mes avokatit dhe trupit gjykues. Në seancën e sotme, Prokuroria paraqiti aktin e ekspertimit të armëve, duke theksuar se “armët që Morina kishte me vete në momentin e arrestimit ishin teknikisht të rregullta për qitje”. Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballisti, ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg, pasi u kap me dy armë pa leje në Tiranë, një ditë para ndeshjes Shqipëri¬Serbi që do të luhej në “Elbasan Arena”.

Ballist Morina, njeriu i cili ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor 2014, mbërriti në Shqipëri për të ndjekur skuadrën e zemrës. Por gjatë një kontrolli policor në makinën e tij iu gjetën dy armë pa leje, çka bëri që të përfundonte në qeli. Morina pretendon se armët i mbante për vetëmbrojtje, pasi ndihej i rrezikuar për jetën që pas ngjarjes së Beogradit.
Sigal