Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Vlorë – Selenicë, në afërsi të Qishbardhës. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment u bllokua për disa minuta. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:50, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi N. H., 68 vjeç, duke drejtuar një mjet kamionçinë tip “Nissan”, është aksidentuar me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 23 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, drejtuesi Xh. Xh., si dhe pasagjeri në mjetin kamionçinë, shtetasi F. C., 61 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.