Atentati në Tiranë/ Ja si u eleminua viktima

681
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Zhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut.

Një person është qëlluar për vdekje në makinë dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, e ndërsa burime bëjnë me dije se autorët janë larguar drejt zonës së Freskut.

Viktima është ende brenda makinës ku e eleminua, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.