Greqi/ Transportonin dhjetra kg hashash me makinë, në pranga dy shqiptarë

474
Sigal

Droga është gjetur e fshehur në makinë me targa shqiptare, ku dhe janë arrestuar dy persona me origjinë shqiptare, të cilët kishin si qëllim trafikimin në drejtim të Athinës

Sasi të konsiderueshme droge, përkatësisht 91.15 kg hashash, u identifikuan nga auditorët në Zyrën Doganore Mavromati të Thesprotia, Zyra e Pavarur e të Ardhurave Publike (ADAD), në Greqi.

Për trafikimin e drogës, dy shqiptarrët kishin prerë rezervuarin e benzinës së makinës, si dhe kishin krijuar vende apostafat në dy krahët e karrocerisë së mjetit.