Atentati në Tiranë/ Gjak e plumba, çfarë ka mbetur në vendin ku u vra 41-vjeçari. Në shtëpi i gjendet…

678
Shenjat e një ngjarje të rëndë janë ende të dukshme në rrugën ku u vra me disa plumba Devi Kasmi. 41-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja dhe për shkak të së kaluarës dhe aktivitetit të tij të dyshuar bënte lëvizje të kujdesshme dhe nuk dilte pa armë. Por mbrëmjen e djeshme atentatorët e kanë pritur para pallatit në rrugën “Petro Cali”, duke mos i lënë kohë të kundërvepronte.
Plot 9 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku gjurmët e gjakut nuk i ka fshirë dot nata e kaluar. Në qepenin e një dyqani janë ende gjurmët e plumbave, ndërsa edhe pas më shumë se 12 orësh zona e krimit vijon të jetë e siguruar si kurrë më parë. Por hetimi i policisë ka qenë i shpejtë dhe me sa duket ka dalë edhe emri i të dyshuarit të parë për vrasjen, që nuk është një emër i panjohur. Por pas ngjarjes policia ushtroi një kontroll në banesën e viktimës, në kërkim të sendeve të dyshuara dhe provave që mund të çonin në zbardhjen e vrasjes.
Raportohet se gjatë kontrollit në banesë janë gjetur rreth 3 kg kokainë, 100 gram LCD si dhe një armë automatike me silenciator. Kjo është arma e tretë që dyshohet se mbante viktima, pasi dy të tjera iu gjetën pranë trupit.
Domart Konjari është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa në objektet pranë vendit të ngjarjes janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë për të zbardhur plotësisht ngjarjen që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar. Viktima Devi Kasmi ishte djali i një aktori të njohur, Bilbil Kasmi dhe nga një familje e njohur në Tiranë.
Sigal