Monika Kryemadhi: 27 janari është pikënisja për të rrëzuar qeverinë e Ramës

542
Deklarata për media e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Protesta e datës 27 janar është një protestë për t’i treguar Edi Ramës, dhe të gjithë atyre që e rrethojnë dhe e mbajnë, sepse sapo ka filluar beteja për ta rrëzuar atë. Është kjo betejë e cila tashmë nuk është më në dorë të opozitës, por është një betejë që bën gjithë populli shqiptar kundër varfërisë, kundër pabarazisë së regjimit, të cilin ka ngritur Edi Rama, kundër mungesës së vendeve të punës, kundër emigracionit që po shtohet çdo ditë e më shumë, kundër kësaj klike, e cila çdo ditë e më shumë po i varfëron ata.

Në fjalën e saj kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka falënderuar të gjithë personat që morën pjesë në protestën e 27 janarit. “Dal përpara mediave për të falënderuar çdo qytetar që protestoi të shtunën në shesh, çdo pensionist, të ri, të re, grua dhe burrë, intelektualë apo punëtorë, të cilët u ngritën mbi frikën e pushtetit të Edi Ramës dhe dolën përpara godinës ku gatuhet krimi dhe korrupsioni qeveritar për të dëshmuar se ky popull tashmë ka ndërgjegje qytetare. Falënderimi vjen dhe për ata mijëra të tjerë, që na ndoqën nga televizioni dhe rrjetet sociale, të cilët i bashkohen iniciativës sonë për të larguar Narko-qeverinë, e cila ka uzurpuar çdo gjë. Nesër do të jemi më shumë, sepse protesta jonë sapo ka nisur. Ajo është vetëm beteja e parë e një lufte pa kthim, deri në rrëzimin e klikës arrogante dhe të kriminalizuar të pushtetit të Edi Ramës. Më lejoni që gjithashtu të falënderoj të gjithë ata punonjës të Policisë Shqiptare, të cilët qëndruan dhe bënë detyrën e tyre, e nuk u bën pre e provokimeve të qeverisë, të cilët herë pas here tentonin të provokonin turmën. Ashtu sikurse dënoj ato segmente të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e shtunë tentuan të intimidonin dhe të presiononin protestuesit gjatë kthimit të tyre në shtëpi, duke i ndaluar dhe duke i mbajtur me orë të tërë në rrugët e Tiranës apo në rrugët e qyteteve të tjera. Do doja të falënderoja gjithashtu mediat, të cilat ishin prezent në të gjithë tregimin e vërtet të ngjarjes, dhe të kësaj proteste madhështore që në këto 27 vite nuk e kishte parë ndonjëherë këtë protestë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” për sa i përket pjesëmarrjes së saj. Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë grupin organizator , të gjithë njerëzit e bën të mundur dhe e realizuan me sukses protestën e datës 27 janar”, u shpreh kryemadhi. Ajo saktësoi se protesta e datës 27 janar nuk ishte thjesht një parakalim “përpara godinës ku gatuhet krimi në Shqipëri”, por protesta e datës 27 janar është një protestë për t’i treguar Edi Ramës, dhe të gjithë atyre që e rrethojnë dhe e mbajnë, sepse sapo ka filluar beteja për ta rrëzuar atë, theksoi Kryemadhi. “Është kjo betejë, e cila tashmë nuk është më në dorë të opozitës, por është një betejë që bën gjithë populli shqiptar kundër varfërisë, kundër pabarazisë së regjimit, të cilin ka ngritur Edi Rama, kundër mungesës së vendeve të punës, kundër emigracionit që po shtohet çdo ditë e më shumë, kundër kësaj klike, e cila çdo ditë e më shumë po i varfëron ata. Protesta e ditës së shtunë është fillimi. E them është fillimi, sepse agjendën e opozitës nuk e bën më opozita, por do ta bëjnë shqiptarët. Është një agjendë, e cila sapo ka filluar dhe nuk do të ndalet më deri në largimin përfundimtar të tij” u shpreh kryetarja e LSI. “Sot shqiptarët kanë vrarë frikën, të cilën Edi Rama në zgjedhjet e 25 qershorit instaloi në mendjet e tyre duke përdorur paratë e drogës për t’u blerë votën dhe për të blerë pozicionimin e tyre politik, ashtu sikurse dhe shqiptarët e kuptojnë mjaft mirë që e keqja më e madhe që kanë dhe që ndalon integrimin evropian të Shqipërisë, është vetëm një njeri dhe është vetëm një shkaktar, i cili është Edi Rama dhe krimi i organizuar”, tha Kryemadhi. 
Sigal