Asgjësohen 550 bimë narkotike në Tepelenë

425
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të zbatimit të ‘Planit të masave për kontrollin e teritorit, evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike” si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm ku si rezultat: Janë gjetur e asgjesuar 550 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sativa dhe konkretisht: Në vendin e quajtur “Gropa e Derrit”, në fshatin “Peshtan”, Tepelenë u gjetën të kultivuara në 3 (tre) parcela të hapura rishtaz për kultivim të bimëve narkotike 550 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Sigal