Gjendet në Itali një furgon me 300 kg mariuanë, vinte nga Shqipëria

432
ITALI- Policia e qytetit të Leçes ka sekuestruar 300 kg lëndë narkotike të llojit maijuanë në një furgon të braktisur e cila mendohet se vinte nga Shqipëria me destinacion rrethinat e qyteti italian.
Lënda narkotike u sekuestrua nga policia menjëherë pas gjetjes dhe identifikimit në furgonin e braktisur nga trafikantët të cilëve mesa duket i’u janë prishur planet e trasportit të drogës. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave që transportonin drogën
Sigal