Sulmi kibernetik, parlamenti gjerman katër ditë off-line

588
Pas sulmit kibernetik në Bundestag sistemi i tij kompjuterik do të jetë të paktën katër ditë off-line. Ekspertët dyshojnë se me këtë masë mund të eliminohen viruset. Në mes të majit ekspertët e sigurisë konstatuan një sulm kibernetik në Bundestag. Në fillim të qershorit ai u bë i njohur publikisht. Që atëherë administrata e parlamentit dhe një kompani nga Karlsruhe për sigurinë në IT janë duke punuar për rinovimin e rrjetit kompjuterik të Bundestagut që ka rreth 20.000 kompjuter – por sulmi deri tani nuk ka mundur të ndalet. Tani në sagën e diverstantëve që hynë në zemrën digjitale të demokracisë gjermane po shkruhet kapitulli tjetër: Bundestagu do të jetë të paktën katër ditë off-line: deri të hënën, rrjeti i parlamentit pritet të jetë përsëri i gatshëm për funksion, pasi të jenë zëvendësuar apo riformatuar një pjesë e hardware dhe software.
Sigal