60 vite burg për grupin e kokainës në Britani

458
Një grup që merrej me trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe është dënuar me 60 vite burg. Grupi drejtohej nga Darren Lazarus, 34 vjeç dhe shqiptari, Judmir Shazivari, 40, vjeç. Këta dy persona ishin njohur në burg dhe trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013 – prill 2014. Prokurori Robin Shellard tha se gjyqi ndaj Lazarus dhe Shazivari ishte një nga çështjet më të vështira që ka çuar para gjykatës. “Lazarus përdorte agjentë dhe korrierë për furnizimin me drogë, përfshirë Olsi Bilaci dhe agjentë nga Londra duke përdorur të njohur të shqiptarit Shazivari”, tha Shellard.
Sigal