Arsenal armësh në Elbasan, arrestohet 50-vjeçari

551
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Arsenali”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar një kallashnikov, dhjetëra granata dhe mijëra fishekë. Njoftohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Ismail Hyka, 50 vjeç, banues në fshatin Karakullak të Elbasanit. Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një kallashnikov, 500 fishekë pistolete 3000 fishekë automatiku, 3 granata dore ofensive, 20 granata dore difensive, 23 ndezës metalikë, 5 krëhëra automatiku kallashnikov, 3 krëhëra pushke, 8 kallëpe tritoli dhe 1 kapsollë plasëse me fitil.
Sigal