Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar në Greqi

454
Një 31-vjecar shqiptar, ende i paidentifikuar, u arrestua nga autoritetet greke si i dyshuar për vrasjen e Daniel Xhafajt me 26 korrik të këtij viti në Larisa. Trupi i 21-vjeçarit u gjend në pyll i masakruar në mënyrë makabre, ai ishte dhunuar, ishte qëlluar me plumb pas koke dhe më pas i kishin djegur disa pjesë të trupit. Shkaku i kësaj masakre është një lidhje dashurie që dyshohet se shqiptari ka patur me një grua të martuar, që është dhe bashkëshortja e të arrestuarit. 25-vjeçarja u dorëzua vullnetarisht të dielën para autoriteteve greke ku tha se do të bashkëpunonte me policinë për të mundësuar arrestimin e burrit të saj, i cili u vu në pranga këtë të enjte.
Falë bashkëpunimit me gruan, policia arrestoi 31-vjeçarin në një hotel. Ai nuk bëri rezistencë dhe gjithashtu nuk pranoi akuzat për vrasjen e bashkatdhetarit të tij. Pas masakrës në Larisa, 31-vjeçari ishte larguar për në Shqipëri por u kthye sërish një ditë më parë në vendin ku ka jetuar dhe punuar prej vitesh.
Sigal