Tepelenë, digjet 5 ha me pisha në kurorën e gjelbër

425
Një vatër zjarri është shënuar gjatë ditës së sotme në Tepelenë. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Drejtuesit e PMNZSH kanë kërkuar vazhdimisht sensibilizimin e banorëve e në veçanti blektorëve, të cilët janë ata që në pjesën më të madhe i kanë shkaktuar këto vatra. Rreth 5 ha me pisha është shkrumbuar gjatë kësaj vatre të fundit të shfaqur në kurorën e gjelbër në Tepelenë ndërkohë është kërkuar sensibilizimi i komunitetit për mbrojtjen e fondit të pyje-kullotave në rajonin jugor.

Janë mbi 50 ha sipërfaqe e djegur vetëm gjatë ditëve të fundit në pyje e kullota me një dëm të konsiderueshëm. Shefi i PMNZSH, Kujtim Bizhga ka pohuar se jo vetëm muaji korrik ka qënë mjaft problemtik për qarkun e Gjirokastrës përsa i përket fenomenit të zjarreve , por edhe fillim muaji gusht, ku janë shfqaur vetëm në këto ditë të fundit 8 vatra zjarresh. Disa shoqërime si të dyshuar të këtyre zjarrëvenieve ka patur pranë DPQGj dhe po hetohet në lidhje me to.
Sigal