Arrestohet 33 vjeçari, goditi policin rrugor

423
Sigal
Një 33-vjeçar nga Hasi është vënë në prangat e policisë pasi ka goditur në krye të detyrës një punonjës të policisë në këtë qytet.
Sipas informacioneve nga policia e Kukwsit, punonjësi i policisë rrugore ka qenë duke ushtruar detyrën në momentin kur Endrit Mulaj, banues në Krumë të Has ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Menjëhetë pas ngjarjes, specialistët e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë vënën në pranga 33-vjeçarin.
Mësohet se, materialet për veprime të mëtejshme ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.