EMRI/ Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ja kush dyshohet se është porositësi i sulmit

40
Sigal

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku avokati Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës sot në ish-Bllok.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet që dhunimi i avokatit është bërë për arsye pronësie. Bëhet fjalë për një pronë mbi 1 mijë metër katror, e cila pretendohej nga disa familje. Duket se familja që humbi gjyqin nuk e ka pranuar kështu fundin e çështjes dhe ka dyshime se ka organizuar dhunën.

Nga verifikimet rezultoi porositësi është Dritan Nano dhe ka dhëndër njërin prej autorëve të ngjarjes dhe ky i fundit ka krijuar grupin. Kujtojmë të akuzuar si të përfshirë në ngjarje janë Romario Tabaku, 26 vjeç, Dorian Alia, 32 vjeç, Drivald Alia, 21 vjec dhe Elton Kasaj, 33 vjeç.