Arrestohen dy shqiptarë pas zbulimit të laboratorit të drogës

427
Policia italiane e qytetit të Lecces ka zbuluar në qytezën Fregole të kësaj province një laborator klandestin të përpunimit të heroinës nën zotërimin e dy nënshtetasve shqiptarë. Nën pranga kanë përfunduar Ervin Gerbaj 34 vjeç e Lefter Shahi 50 vjeç.
Kjo rafineri e heroinës gjëndej në një vilë të izoluar në zonën Lido Smeraldo të Frigole e zbulimi i saj u bë falë një qytetari vendas, i cili sinjalizoi policinë mbi praninë e dy personave të huaj me lëvizje të dyshimta në këtë territor.
Në momentin e arrestimit policia italiane ka sekuestruar 1.6 kg heroinë, ndërsa dy shqiptarët ishin në aktivitet të plotë pune për përgtitjen e heroinës.
Veshur me maska mbrojtëse nga pluhuri e nën zhurmën e instrumentave e punës, dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë.
Sipas policisë italiane heroina mbërrinte në laborator në gjëndje plastike e presuar në mënyrë artizanale.
Bashkë me drogën policia italiane ka sekuestruar 895 euro, një pistoletë gjysmë automatike e materiale për përpunimin e drogës.
Sigal