Durrës/ Aksidentoi këmbësorin, ndërron jetë 20-vjeçari

16
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi L. B., 33 vjeç, ka aksidentuar për vdekje shtetasin D. N., 20 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.