Një autobuz i cili ishte nisur nga Kosova në drejtim të Kroacisë, ka pësuar një aksident rreth orës 18:00 në Orashac, një vend pranë Dubrovnikut.
Ministria e Punëve të Jashte dhe Diasporës bën të ditur se brenda në autobuz ndodheshin 30 shtetas nga Kosova. Fatmirësisht, raportohet se nuk ka të lënduar dhe se paagjerët nuk kanë kërkuar për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i MPJD:
Informacion lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci.
Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.
Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.
Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.