Aksidenti në punë, përmbyset vinçi në Rrugën e Arbrit, humb jetën vinçieri 53-vjeçar

318
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rrugën e Arbrit, ku si pasojë e përmbysjes së vinçit në ndërtimin e rrugës, mësohet se ka humbur jetën vinçieri 53 vjeçar, Astrit Alla.

Lajmi bëhet me dije nga gazetari Agim Rama i cili teksa i shpreh ngushëllimet familjes, shprehet se Alla ishte punëtor i kompanisë “Gjoka”, e cila është angazhuar në ndërtimin e kësaj vepre rrugore.