Aksident në Shijak, makina humb kontrollin dhe përfundon në lumë

19
Sigal

Aksident në Shijak. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni”.  Shtetasi me inicialet E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

“Rreth orës 17:50, në lagjen “Prizëreni” Shijak, shtetasi E. Sh, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Shtetasi E. Sh, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.