Aksident i trefishtë në Lushnjë, raportohet për të plagosur

27
Sigal

Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Dushk. Mësohet se automjeti tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K. dhe me automjetin me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në automjetin tip “Audi”, shtetasja Sh. S., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.