Vdekja e 17 vjeçarit/ Dyshohet se u vra në gjumë

383
Vrasja e Ardit Gjoklajt në landfilldin e Sharrës dyshohet se ka ndodhur në një kohë kur 17­ vjeçari ka qenë në gjumë. Ky ka qenë versioni i parë i ngjarjes, i hedhur fillimisht nga ana e Policisë, dhe që, me sa duket, po konfirmohet edhe nga vazhdimi i hetimeve në Prokurorinë e Tiranës. Burimet nga grupi i hetimit kanë thënë se një pjesë e lëvizjeve të ekskavatorit­kovë janë regjistruar nga një prej kamerave që mbikëqyrin rrethimin dhe sigurinë e landfilldit.
Referuar pamjeve të këtyre kamerave, përcaktimit të përafërt të kohës së vdekjes së të riut dhe vendit ku ai është gjetur, hetuesit mendojnë se Ardit Gjoklaj ka qenë në gjumë në momentin që është zënë poshtë nga ekskavatorikovë. “Ka të dhëna nga kamerat dhe nga dëshmitarët se 17­ vjeçarin e kishte zënë gjumi në mbeturina për shkak të orës së vonë dhe faktit se në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht kishte nisur të binte shi. Për këtë arsye, punëtorët kanë ndërprerë punën në seleksionimin e mbeturinave dhe kanë vendosur të pushojnë”, thanë burimet nga hetimi.
Sipas tyre, disa punëtorë kanë hyrë poshtë strehëve në një ndërtesë që ndodhet aty pranë, ndërsa 17­vjeçari Ardit Gjoklaj, me sa duket, ka vazhduar punën ose është ulur aty ku e ka zënë shiu. Hetuesit kanë dyshime se të riun e ka zënë gjumi aty dhe më pas, kur puna ka rinisur në landfilld, ekskavatori­kovë e ka goditur në kokë dhe në gjithë pjesët e trupit, duke e masakruar. Trupi më pas është lënë në plehra deri të nesërmen në orët e pasdites, kur kufoma është gjetur, me sa duket, nga punëtorët e tjerë të firmës, që kishin ndërruar turnin dhe kanë lajmëruar Policinë.
Sigal