Aksident në Lushnjë, dy të plagosur në gjendje të rëndë

77
Sigal

Përplasen dy mjete në aksin rural Kasht Bardhë-Krutje, me pasojë dy të plagosur.

Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kasht Bardhë në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat me targa AA 384 JY, i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja të plagosur rëndë kanë mbetur dy shtetas banues në zonë.

Mësohet se mjeti Pasat përfundoi në kanal. Sakaq, pritet ekspertiza e policisë për të saktësuar shkaqet e aksidentit.