Xhelal Mziu fton qytetarët në prezantimin e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Dibrës

57
Sigal

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës,Xhelal Mziu fton qytetarët e Dibrës të marrin pjesë në prezantimin e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore më 19 prill në Peshkopi.

Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha.

Mziu thekson se ekipi i prezantuar do të përfaqësojë qytetarët me dinjitet dhe vizion për ndryshim, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për PD-në, duke e cilësuar si rrugëtimin drejt një “Shqipërie Madhështore”.

 

Xhelal Mziu:

Dibër, jemi gati për të nisur rrugëtimin e fitores!

Ejani në prezantimin e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, në qarkun tonë!
E shtunë, 19 prill |Ora 11:00
Bulevardi Elez Isufi Peshkopi, qarku Dibër
Në praninë e Kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha, do të prezantojmë ekipin që do të përfaqësojë qytetarët me dinjitet, përkushtim dhe vizion të qartë për ndryshimin që kërkon Dibra dhe mbarë Shqipëria.
Më 11 maj, zëri i qytetarëve do të dëgjohet fort.
#VotoPD1️⃣, për Shqipërinë Madhështore!