Aksident në hyrje të Belshit, 45 vjeçari përplaset me murin dhe vdes në vend!

484
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku për pasojë të një aksidenti ka humbur jetën një person.

Fjala është për shtetasin Besnik Shehu, 45 vjeç. Shehu po drejtonte motoçikletën e tij kur ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar ashpër. Ai është përplasur me murin mbrojtës të rrugës, duke humbur kësdhtu jetën në vend. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Belshit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit të Belshit, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” , shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murin mbrojtjes të rrugës.

Si pasojë e përplasjes shtetasi Besnik Shehu për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.