Flet nëna: Gardisti e përdhunoi vajzën time para se ta vriste

466
Nëna e Ida Dervishit, gruas që u vra nga bashkëshorti oficer i Gardës, tregon se krimi në familje ka qenë i paralajmëruar. Feride Spahiu tregon të gjitha momentet e dhunës ekstreme që vajza e saj Ida përjetonte vazhdimisht nga i shoqi. “Ishte krim i paralajmëruar. Dhe jo një herë, por disa herë, e askush nuk e mori mundimin ta parandalonte këtë që ndodhi, e të shpëtonte vajzën time nga ai njeri. E kam marrë vesh nga televizori, duke parë lajmet në mëngjes. Por unë e mora vesh sikur ajo ishte plagosur dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”-­thote ajo, duke shtuar se ishte diçka që e priste.
“Sapo kam parë këtë lajm, kam marrë taksi dhe jam nisur për te shtëpia e vajzës që të merrja fëmijët. Gjithnjë me shpresën se ajo ishte gjallë. Thosha vazhdimisht me vete që ime bijë eshtë e re dhe do të shpëtojë. Do t’ia hedhë edhe kësaj here”­ thotë ajo.
Sigal