Aksident në Durrës, kamioni përplas biçiklistin

174
Sigal

Një aksident me një të plagosur është shënuar këtë të Enjte në Durrës.Policia njoftoi se në orën 15:15, në lagjen nr.14, shtetasi V.B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P.H., 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi V.B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.