Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset rëndë një police në shërbim

390
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një efektive e policisë me inicialet R.SH., e cila është dërguar me urgjencë në spital. Sipas bluzave të bardha, policja ka marrë disa fraktura dhe gjendja e saj është serioze. Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti ndërsa policia po punon për zbardhjen e tij. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit që ka përplasur policen është shoqëruar në polici.
Sigal