Balla: Kongresi i PS do të mbahet në 19 mars, nuk është shkelur statuti

472
Partia Socialiste do të mbajë kongresin në datën 19 mars të këtij viti. Deputeti i PS, Taulant Balla tha në deklaratë për mediat pas takimit me koordinatorët për ristrukturimin e kësaj force politike.
Balla: Për shkak se numri i madh i anëtarësimeve në parti, për shkak se një pjesë e organizatave socialiste janë dashur të ristrukturohen tërësisht nga fillimi. U është parë e nevojshme që të shtyhet me 4-5 javë kongresi dhe ju them se kongresi i PS do të jetë në 19 mars 2016.
Kritikët do thonin që vendimin se kur do të mblidhet kongresi duhet ta merrte asambleja?!
Balla: Atëhere ju e dini që unë jam edhe sekretar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe i fundit, pas zotit Rama apo zotit Ruçi që mund të shkelte vendimin e Asamblesë Kombëtare do të isha unë. Nuk është shkelur vendimi i Asamblesë, sepse vendimi ka thënë qartë se përmbyllja e procesit dhe ne kemi ecur sipas vendimit sepse kemi kryer procesin priamidal të procesit zgjedhor në parit, kemi filluar nga organizatat, delegatët dhe kongresi. Është një proces i natyrshëm.
Po ashtu Balla tha se janë rritur shumë anëtarët e PS.
Balla: PS prej muajsh është në një proces ristrukturimi dhe zgjedhor brenda saj. Keni parasysh vendimet e Asamblesë Kombëtare në korrik të 2015 dhe më pas prej datës 1 shtator në të gjithë strukturën organizative të PS kemi filluar një proces i cili së pari ka një rritje shumë të rëndësishme, një rritje spektakolare të numrit të anëtarësisë të PS në cdo qelizë organizative të PS.
Sigal