Zbulimi në Peru, arkeologët gjejnë eshtrat e 6 grave të sakrifikuara

467
Një ekip arkeologësh nga Peruja kanë zbuluar mbetjet e së paku 6 grave, që besohet se kanë sakrifikuar më shumë se 1 mijë vjet më parë në një sajt antik, në veri të vendit.
Mbetjet u zbuluan përgjatë një gërmimi arkeologjik në tempullin e “Lambayeque”, 750 km në veri të kryeqytetit Lima. Pranë mbetjeve, skeleteve të tyre, u zbuluan edhe disa boçe qeramike, që tregojnë qartë, sipas ekspertëve të fushës, sakrificat që kanë bërë këto gra për të qënë pjesë e një ceremonie sakrifikimi.
“Kjo do ketë qënë me siguri një godinë e madhe, e rezervuar vetëm për ceremoni të posaçme vetem për ngjarje të jashtëzakonshme. Kemi zbuluar hyrjen kryesore dhe gjithçka brenda saj” tha arkeologu Edgar Bracamonte.
Zyrtarët raportuan se eshtrat dhe skeletet e femrave janë zbuluar të gjitha me fytyrë nga lindja, duke treguar me shumë gjasë që këto gra i përkisnin kulturës Cajamarca, nga vendet e veriut.
“Kemi gjetur 6 skelete femrash në këtë hapësirë, në këtë vend të vogël, që janë pjesë e tempullit. 4 prej tyre janë lënë në një varr masiv njëra sipër tjetrës. Një tjetër është zbuluar në një cep dhe skeleti i 6-të u gjet në një pozicion të cuditshëm për atë kohë, gjë që neve na tregon shenjtërinë e tempullit” shtoi Bracamonte.
Puna për gërmimin në këtë vend ka nisur në muajin dhjetor të vitit të shkuar dhe pritet të vazhdojë përgjatë vitit 2016 pasi arkeologët shpresojnë që më në brendësi të gjejnë më shumë artefakte dhe mundësisht edhe mbetje të tjetra të të tjera viktimave të sakrifikuara.
Sigal