Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset rëndë një person

437
Një person është plagosur rëndë mesditën e sotme në Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Shtoj.

Për pasojë një person është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Momentalisht nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sigal