EMRI/ Vodhën magazinën gjatë natës, kapen mat 3 “skifterët” në Lezhë

537
Një 29-vjeçar është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen për vjedhje. Ata janë kapur në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet e vjedhura në ofiçinën e shtetasit L.K për në automjetin e tyre.
” Me datë 06.05.2018, nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi : Aurel Marku, 29 vjeç, banues në Kurbin
U referuan materialet për fillimin e proçedimit penal në gjendje të lirë për shtetasit A.Ll. 16 vjeç dhe R.P. 16 vjeç, banues në Laç.
Proçedimi penal ndaj tyre është referuar pasi, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vjedhin ofiçinën e shtetasit L.K. në Laç, ku janë kapur në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet për në automjetin e tyre.
Shtetasi Aurel Marku dhe shtetasi R.P. , janë kapur në flagrancë, kurse shtetasi A.Ll. ka arritur të largohet por falë një pune të mirëorganizuar nga forcat policore, u kap më pas.
Në cilësinë e proves materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorra, dinamo etj që po tentonin ti vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip Benz me targë AA048KA që e përdornin autorët.
Gjithashtu, po gjatë natës, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit M.D. në Laç ku kanë thyer vetëm një xham.
Nga veprimet hetimore të kryera, është vërtetuar edhe autorësia e një vjedhje tjetër të ndodhur me datë 20.03.2018, të shtëpisë së shtetasit L.D. banues në Laç, ku janë marrë një televizor Plazma si dhe disa vegla pune. Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi A.Ll.16 vjeç.
Veprat penale në ngarkim të tyre ” Vjedhje ‘ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134 -25-22 të Kodit Penal.
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Sigal