Aksident në aksin Korçë – Pogradec, makina del nga rruga

572
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec.

Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja është shënuar në Vërdovë, ndërsa dy nga të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para janë që aksidenti të ketë ndodhur nga moti i keq.