80 vjeçari vr’au gruan dhe vëllain me sëpatë, flasin fqinjët në Gramsh: Dukej tip i qetë! Kemi dëgjuar se ka probleme mendore

101
Sigal

Për ngjarjen e ndodhur në Gramsh ku 80 vjeçari Xhevit Sinani vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Zeqine Sinani dhe vëllain, Shaqir Sinani, kanë folur edhe fqinjët e këtyre të fundit.

Ata thanë se nuk ishin në dijeni nëse në familje ka pasur probleme më parë. Ndërsa për autorin e ngjarjes i cili u arrestua, shprehen se ishte person i qetë por kishin dëgjuar se kishte probleme mendore.

“E kemi dëgjuar nga të tjerët, që ka pasur probleme mendore. Por tip i qetë ka qenë. Ka punuar si kryetar këshilli dhe llogaritar në koperativë”- u shpreh njëri prej banorëve të zonës.