Belinda Balluku shtrenjton çmimin e naftës, vendos taksën e re ’20 lekë për litër’

783
Sigal

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka ndërmarrë një tjetër nismë  që do të rëndojë xhepat e qytetarëve. Shumë shpejt do të hyjë në fuqi ligji hyn se çmimi i naftës do të rritet me 20 lekë për litër.

Shqiptarët detyrohen që të paguajnë më shumë se të gjithë vendet e rajon për naftën dhe Shoqata Hidrokarbure e  cilëson të padrejtë këtë ligj  në një kohë që kompanitë janë të detyruara të mbajnë depozita aktualisht.

Shoqata Hidrokarbure  shprehet se Shqipëria është një ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në rajon. Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë janë 115-120 lekë. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit taksat janë më të pakta. Në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë.