Aksident i trefishtë në Kavajë, raportohet vetëm për dëme materiale

44
Sigal

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Kavajës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00. Raportohet se tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale. Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.