Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një vajzë plagoset një tjetër

299
Sigal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Nartë të Vlorës. Një vajzë ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur nga ngjarja.

Aksidenti i ndodhur në orët e pasditen ka ndodhur në vendin e quajtur rreth rrotullimi që të çon në fshatin Nartë. E plagosura është dërguar në spitalin e Vlorës.

Njoftimi:

Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.