Shqiptari me “supermarket droge”, kapet në këtë ishull

231
Sigal

Një shqiptar 37-vjeçar, që shiste thuajse të gjitha llojet e drogërave, u arrestua në ishullin Mikonos të Greqisë. Mediat fqinje shkruajnë se ai kishte krijuar një “supermarket droge” dhe furnizonte klientët në lokale dhe në klubet e natës. Ai arrestua nga antidroga në Mikonos, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Selanikut, pas shumë muajsh monitorim, zyrtarët e Autoritetit Portual bastisën dy shtëpi ku qëndronte 37-vjeçari shqiptar.

Droga dhe sendet e tjera të sekuestruara:

8.527 kg kanabis i papërpunuar
756 doza kanabis, i përpunuar (2.248 kilogramë)
774 doza kokainë (585 gramë)
1394 pilula XTC
48 doza 2c-b (61.72 gramë)
380 doza MDMA (ekstazi), 432.24 gramë
94 doza ketaminë (167.09 gramë)
180.100 euro
Një pistoletë
Dy automjete