Kërpaçi: Rilindja qeverisi aq keq sa dhe ministrat po ikin nga Shqipëria

284
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Kërpaçi shprehet se reforma e Rilindjes janë aq të këqija sa dhe vet ministrat nuk duan më të jetojnë në këtë vend.

Një përgjigje për shoqen e Turit dhe lavatriçen e pastrimit të parave!  Na thuaj çfarë bëri Turi pastaj vendos të ikësh!  Reformat e Rilindjes në arsim janë aq shkatërrimtare sa dhe vetë Ministria e Arsimit ka vendosur të mos jetojë më në Shqipëri. Ky është bilanci më fatkeq i një vendi të drejtuar nga të paaftë dhe sharlatanë që tallen me të ardhmen e të rinjve”,- shprehet Kërpaçi.

Kryetarja e LSI ka reaguar dhe ndaj qëndrimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. “Ndërsa velina e Edi Ramës mendon se qytetarët ende gënjehen me projektet 3D dhe PPP të tij. I themi Velinës së Edi Ramës, që Kampingu i Jalës është pasion, është dëshirë, është grup dhe frymë, është punë e kohezion. Kampingu i Jalës është bashkim zemrash dhe individualitetesh për të ecur para së bashku dhe jo për ta ngrënë shokun pas shpine siç zvarraniku në Bashkinë e Tiranës ka bërë me shokët e tij në PS. P.S ;Boll tenderove nga 10 herë Sami Frashërin e gjimnaze të tjera për të vjedhur! Për Jalën të rrijë i qetë, atje nuk mblidhet as Vilajet Qyrku as Erion Veli por LRI”,- shprehet Floida Kërpaçi.

Ditën e sotme Ministrja e Arsimit ju përgjigj kritikave të LSI-së lidhur me problemet e të rinjve dhe maturantëve. Ministrja përmes një shënimi në facebook, thotë se në lidhje me pyetjen e Turit, rreth 12 mijë maturantë u përgjigjën saktë, duke theksuar se ka të rinj që janë më të arsimuar se ata që kritikojnë reformat e PS, një thumbin ky për vetë Kryemadhin. “Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje. Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini.