Aksident i 4-fishtë në Fier, disa të plagosur lehtë

38
Sigal

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “ Skënderbeu” në Fier.

Katër automjete janë përplasur me njëra – tjetrën teksa dy prej tyre kanë qënë në lëvizje dhe dy të parkuara.

Raportohet për lëndime të lehta të drejtuesve të automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.