Xhaferri: 13 vjetori i liberalizimit të vizave me BE dhe privimi i liderit të opozitës nga liria!

32
Sigal

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferraj ka reaguar duke u shprehur se ndonëse e majta ka 10 vite në pushtet, Brukseli vijon t’a ngelë Shqipërinë në klasë çdo vit sa i përket integrimit, teksa bashkë me notën jo kaluese shtohen edhe kushtet për vendin.

Postimi:

Ndonëse e majta ka 10 vite në pushtet, Brukseli vijon t’a ngelë Shqipërinë në klasë çdo vit sa i përket integrimit, teksa bashkë me notën jo kaluese shtohen edhe kushtet për vendin.

Regresi në çdo fushë është dramatik, aq sa në Bruksel jo pak herë ka pasur aludime për rikthimin e vizave për Shqiptarët, pasi vendi ynë çdo vit nderohet me medalje ari për nivelin e lartë të korrupsionit dhe operimit të krimit të organizuar. 

Më 15 Dhjetor të vitit 2010, kur vendi qeverisej nga e djathta, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Kjo arritje e qeverisë Berisha erdhi pas reformave të thella në ekonomi dhe çështjet e sigurisë, që e bënë Shqipërinë një partner të besueshëm dhe të denjë.

13 vite pas kësaj arritje historike, Shqipëria po përballet me probleme serioze që lidhen me thelbin e integrimit dhe lirisë, teksa drejtësia e re, investim ndërkombëtar, është kthyer në mashë të qeverisë më të korruptuar të Evropës për të sulmuar opozitën.

Opozita reale, pengesa e vetme e kësaj qeverie, është vënë në shënjestër të SPAK, që po kërkon izolimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, me procese hetimore dhe dosje të fabrikuara model putinist.

Ndërkombëtarët po heshtin përballë këtij skandali të drejtësisë në Tiranë, ndonëse një ditë më parë drejtësia në SHBA tha fjalën e saj për Charles McGonigal, zyrtarin e FBI, i pajtuar dhe paguar nga Edi Rama, për “vrasjen” e opozitës në Shqipëri!