48 parcela me 6262 bimë kanabis u asgjësuan në Vlorë

520
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 48 parcela me 6.262 bimë narkotike kanabis sativa në fshatrat Treblovë, Penkovë dhe Dushkarak. Në fshatin Treblovë, janë asgjësuar me djegie 15 parcela me 2840 rrënjë bimë narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Kodra e Xhelilajve”, me lartësi 30-180 cm.
Në fshatin Penkovë, policia ka zbuluar 9 parcela me rreth 1826 rrënjë të mbjella në vendin e quajtur “Përroi i Koçollarit”, me lartësi 15-180 cm.
Ndërsa në fshatin Dushkarak, janë asgjësuar me djegie 24 parcela përgjatë Lumit Vjosë, në vendin e quajtur Zatop me rreth 1596 rrënjë bimë narkotike, me lartësi 30-200 cm. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve.
Sigal